Bursa e energjisë, 3 mln euro për platformën e tregtimit të ALPEX

Bursa e energjisë, 3 mln euro për platformën e tregtimit të ALPEX

Platformat e tregtimit dhe klerimit të energjisë do t’i kushtojnë Bursës Shqiptare të Energjisë rreth 3 milionë euro. Një procedurë prokurimi e hapur këtë të martë nga ALPEX që ka në objekt kontrate  “Platformat elektronike të Tregtimit dhe Klerimit Shqipëri-Kosovë, për tregjet e energjisë elektrike dhe bashkimin e tregjeve” parashikon që ky shërbim do të jepet për 54 muaj apo 4.5 vite. Sipas termave të referencës platformat kanë rëndësi të veçantë pasi janë në thelb të aktiviteteve që kryen bursa si përsa i takon tregtimit edhe klerimit.“Platforma e Tregtimit është një sistem elektronik i centralizuar që lehtëson ALPEX për të kryer detyrimet tregtare si Operator Tregu/NEMO për tregjet e tij me shumicë të energjisë elektrike për dy Zonat e Ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo...