Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Katër valixhe me kanabis nga Tajlanda, si e fshehën drogën kinezët e kapur në Rinas
Policia ka publikuar detaje të reja nga operacioni i koduar “Quality”, që çoi në sekuestrimin e 61 kilogramëve kanabis në aeroportin e Rinasit dhe arrestimin e dy shtetasve kinezë, Ye Guozheng dhe Chen Jian. Mësohet se kanabis me përqindje të lartë të THC-së, i vendosur në katër valixhe, po transportohej nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara. “Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë: Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç. Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe...