VIDEO / Ja si hyn një ish-president me këmbët e veta në burg!

VIDEO / Ja si hyn një ish-president me këmbët e veta në burg!

Dhjetëra anëtarë të familjes, mbështetës dhe bashkëpunëtorë morën pjesë në protestën e thirrur nga djali i Nicolas Sarkozy, Louis. Protesta u mbajt përpara shtëpisë së ish-presidentit. Sarkozy, thellësisht i prekur, hyri në burgun La Santé. “Unë jam i pafajshëm, e vërteta do të triumfojë.” Sarkozy u dënua në shtator me pesë vjet burg pasi akuzohej se kishte lejuar bashkëpunëtorët që të përpiqeshin të siguronin mbështetje financiare nga regjimi i Muamar Gadafit në Libi në këmbim të favoreve ekonomike dhe diplomatike. Kjo ndodhi pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007, të cilat ai i fitoi. Ai është kreu i parë i shtetit francez që burgoset që nga koha e Philippe Petain, një bashkëpunëtor famëkeq me nazistët gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore.