Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Deputeti, avokati dhe budallai nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë”
Avokati Besnik Muçi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në Elbasan, me dyshimin se kërcënoi prokurorin, u shpreh se sekuestrimi i celularit të avokatit është shkelje e hapur e ligjit. Muçi tha se avokati ka imunitet në sallën e gjyqit dhe tha me humor, se avokatët bashkë me deputetin dhe budallain, nuk mban përgjegjësi për ato që thotë. “Nëse është sekuestruar celulari është shkelje e hapur e ligjit. Nuk mund të sekuesterohet celulari pa praninë e kryetarit të Dhomës së avokatisë së Elbasanit. Roli i avokatit sipas Kodit të Procedurës Penale është i barabartë me atë të gjyqtarit. Edhe atë çka dashur të thotë apo të mos thotë, aty nuk ka kallëzim, por dikush ka njoftuar sallën...