Avokati Barjamaj u lirua, por kolegët vijojnë grevën: Të hetohet prokurori i çështjes…

Avokati Barjamaj u lirua, por kolegët vijojnë grevën: Të hetohet prokurori i çështjes…

Dhoma e Avokatisë do të vijojë me bojkotin e seancave gjyqësore, pavarësisht lirimit të avokatit në Elbasan Ulian Barjami, i arrestuar pas një debati të ashpër me prokurorin Gjergj Ceka gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit. Gazetarja Laureta Roshi ka bërë me dije për RTSH 24 se pak para lirimit të avokatit Barjami, Dhoma e Avokatisë ka kërkuar hetim mbi gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes. “Dje në Gjykatën e Fierit janë zhvilluar vetëm seancat për masën e sigurisë. Dhoma e avokatisë e bëri me dije se nuk do paraqiten në seanca gjyqësore deri më 25 tetor. Lirimi i avokatit në Elbasan Ulian Barjami do pasohet me zhvillime të reja. Edhe sot do vazhdohet me bojkot deri sa të ketë një qëndrim për zhvillime...