Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një vit pas hekurave, Ilir Meta kërkon sërish lirinë
Në përmbushje të një viti në paraburgim, ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta ka depozituar një tjetër kërkesë për shuarje të masës se sigurisë “arrest në burg”. Kjo kërkesë është e disata në radhën e kërkesave të tij për liri, që më herët janë refuzuar në të tre shkallët e gjykimit. Përveç pretendimeve të paraqitura më herët, në këtë kërkesë Meta pretendon shuarje të masës pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim.