Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Terror në 36 mijë metra, avionit në fluturim i thyhet xhami nga objekti misterioz, plagoset piloti
Një fluturim i United Airlines me destinacion Los Angeles është devijuar pasi një objekt “misterioz” goditi xhamin e përparmë të avionit në 36,000 metra lartësi, duke e çarë atë dhe duke plagosur pilotin. Sipas linjës ajrore dhe zyrtarëve të Forcave Ajrore të SHBA-së, avioni Boeing 737-MAX 8 me 134 pasagjerë në bord dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord ishte nisur nga Denveri për në Los Angeles, por përfundimisht u ul në Utah “për të adresuar dëmtimet në xhamin e tij“. Piloti u plagos gjithashtu nga copëzat e xhamit dhe u trajtua me ndihmë mjekësore pas uljes emergjente. Ndërkohë, xhami i përparmë i çarë është dërguar në laboratorin e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit për t’u analizuar. Kompania ajrore tha se pasagjerët u transferuan...