Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Samiti i Berlinit/ Rama në Londër, takime me homologun britanik dhe anëtarë të qeverisë
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë pune në Londër. Kreu i qeverisë shqiptare pritet që gjatë kësaj të marte (21 tetor) të zhvillojë takime të nivelit të lartë me homologun e tij britanik Keir Starmer dhe përfaqësues të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ditën e nesërme (22 tetor), Kryeministri Rama do t’i bashkohet Samitit të Procesit të Berlinit bashkë me liderët e rajonit dhe ata të Bashkimit Evropian. Gjatë qëndrimit në Britani, Rama do të jetë pjesë e forumeve ndërkombëtare që trajtojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin me Bashkimin Europian. Mbretëria e Bashkuar do të presë më 22 tetor udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqës të tjerë evropianë për samitin e Procesit të Berlinit, me qëllim stabilitetin, sigurinë dhe...