“Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë”- BIRN: Udhëtime rraskapitëse dhe të…

“Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë”- BIRN: Udhëtime rraskapitëse dhe të…

Përveç sëmundjes, gratë e diagnostikuara nga kanceri i gjirit në Lezhë duhet të përballojnë udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë, pasi shërbimi në spitalin rajonal nuk ofrohet për shkak të mungesës së një aparature. Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri. Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik. “Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë...