Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një tornadoje të fuqishme që goditi rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit.
Lajmin e konfirmoi Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, i cili tha se autoritetet janë duke ndjekur nga afër situatën në terren.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet e emergjencës dhe po monitorojmë me shqetësim zhvillimet,” deklaroi ministri.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Leave a Reply