“Nga projekti i këtij aeroporti, po vidhen shqiptarët”/ Reagon ashpër analisti: Çfarë kuptimi ka kjo, tre vjet më…

“Nga projekti i këtij aeroporti, po vidhen shqiptarët”/ Reagon ashpër analisti: Çfarë kuptimi ka kjo, tre vjet më…

I ftuar në një emision televiziv analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se pavarësisht interesave të aksionarëve, ata që dëmtohen janë shqiptarët. “Për ata që nisën të ndërtojnë Aeroportin e Vlorës, nuk ka pikë rëndësie nëse do të ishte rentabël. Sikur vetëm pelikanë të kalojnë. Ata janë në rregull, sepse për 10 vjet rresht shteti shqiptar do të paguante riskun e investimit. Çfarë kuptimi ka kjo? Në 2017 me një garanci më të vogël se kjo, një kompani turke nuk e mori përsipër. Tre vjet më pas, kjo shumë u rrit te 130 milionë euro. Mos vallë 47 përqind të kuotave të aksionerëve që u shitën nga kompania turke janë të barabarta me riskun që do të paguante shteti?. E mbani mend Erion Braçen kur ishte opozitë...