Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Çfarë ka me mua ky”/ Avokati i arrestuar flet për herë të parë pas lirimit: Ja e vërteta që tronditi sallën e gjyqit
Avokati Ulian Barjami thotë se nuk ka përdorur asnjë fjalë kërcënuese apo jo profesionale ndaj prokurorit gjatë seancës gjyqësore në Elbasan. Në një komunikim me gazetaren Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News, Barjami tha se ishte prokurori ai që “e mori personale” dhe u shpreh në sallën e gjyqit duke thënë “unë do e arrestoj” për të. “Nuk kam përdorur asnjë fjalë kërcënuese apo fjalë jo –profesionale. Kur u hapën pamjet filmike u kuptua se kishte mospërputhje. Kishte pasaktësi për atë çfarë ishte raportuar. Prokurori ka përdorur shprehjen “unë do ta arrestoj”, mesa duket e ka marrë personale. Veprimet e mija ishin ligjore”, deklaroi Barjami. Avokati më pas shpjegoi se si ishte ndaluar me iniciativë të oficeres së policisë gjyqësore, një procedurë që...