Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin se do të shkatërrohet nëse nuk respekton kushtet e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. Deklarata vjen pas akuzave reciproke midis Izraelit dhe Hamasit për shkelje të marrëveshjes në ditët e fundit. Trump bëri këto komente gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku u shfaq përkrah kryeministrit australian, Anthony Albanese. Presidenti amerikan tha: “Kemi një situatë të vogël me Hamasin, e cila do të zgjidhet shpejt. Nëse ata nuk e rregullojnë vetë, do të ndërhyjmë, sepse po shkelni marrëveshjen.” Ai shtoi se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në terren, por shtetet e tjera, përfshirë Izraelin, mund të ndërmarrin veprime ushtarake. Trump gjithashtu shprehu optimizëm: “Do t’i japim marrëveshjes pak shans dhe shpresojmë se dhuna...