“E keqja po na pushton”/ Rrëzimi i qeverisë, flet Shehi: Pushteti absolut i kryeministrit Rama, mund të kemi fatin e…

“E keqja po na pushton”/ Rrëzimi i qeverisë, flet Shehi: Pushteti absolut i kryeministrit Rama, mund të kemi fatin e…

Dash Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës nga pushteti. I ftuar në një studio televizive, Shehi shprehet se e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike. “Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare. Ne se kemi kuptuar. Për të folur kam folur. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike...