Rama dhe Kurti takohen në Londër pas përplasjes për tubimin pro UÇK-së në Tiranë

Rama dhe Kurti takohen në Londër pas përplasjes për tubimin pro UÇK-së në Tiranë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 22 tetor. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik, Kurti pritet të zhvillojë disa takime bilaterale me liderë të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, si dhe të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të organizuara në kuadër të samitit. Në këtë samit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Të dy liderët pritet të ndajnë të njëjtën tryezë pas përplasjeve të fundit në distancë lidhur me tubimin në mbështetje të UÇK-së të mbajtur në Tiranë dhe qëndrimet për Gjykatën Speciale. Temat kryesore të samitit do të jenë siguria, zhvillimi ekonomik dhe...