Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet në RMV, “Shqiptarët, s’kanë qenë kurrë më të përçarë”/ Minxhozi: Antagonizmi mes partive shqiptare, i dëmshëm
Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Real Story’ zhvillimet post zgjedhore në Maqedoninë e Veriut me fitoren e partisë VLEN në zgjedhjet e kësaj të diele. Kësaj force politike iu besua qeverisja në komunat kryesore shqiptare si Tetova, Çairi etj. Minxhozi tha se shqiptarët në këtë republikë nuk kanë qenë kurrë më të përçarë dhe se antagonizmi mes partive shqiptare është i dëmshëm. Më tej, në analizën e tij Minxhozi tha se ndërhyrja e Kurtit në skenën politike maqedonase krijoi një rreth inatesh mes kandidatit që mbështetej nga Rama. “Edi Rama ka qenë ekliptik ndaj skenës politike maqedonase. Ka qenë mbartës i një ideje gjysmë romantike. Ka qenë një vizion i të gjitha qeverive që nuk kanë pasur një qasje proaktive ndaj skenës maqedonase. Mbetet në kufijtë e kontakteve njerëzore...