Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U kap duke shitur kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap duke shitur kokainë në parkingun e një supermarketi. Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit policia i gjeti 7 doza të kokainës të paketuar gati për shitje, si dhe një telefon celular të cilin ai e kishte fshehur. 25-vjeçari ishte pa leje qëndrimi në Itali dhe pa punë, ndërkohë që drejtonte një automjet të regjistruar në emër të një personi me precedent penal për krime të ngjashme. Autoritetet e arrestuan menjëherë, ndërsa Prokuroria vendosi dëbimin e tij drejt Shqipërisë brenda 7 ditëve.