Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Problematikat e KLP-së, Mirela Bogdani-deputetëve: Të organizohet një forum informal për të gjetur “kurën”
Gjatë replikës me deputetin e PS-së Fatmir Xhafa, kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani, tha se institucioni që ajo drejton po funksionon edhe në kushte presioni kur i kërkohet që të japë rezultate. “Ky është një realitet i ri i mënyrës që Këshilli po fillon të funksionojë edhe në kushte presioni kur duhet të japë rezultate, qoftë edhe kur duhet të japë vlerësimi etiko-profesional apo për procedurat e tjera. Ndoshta ky lloj skaloni me prokurorë shumë të lartë dhe me profesionistë shumë të mirë, ndoshta kërkon një lloj zbutje menaxheriale. Duke qenë kaq të aftë dhe kaq ekspertë, kërkojnë që të kenë zërin e tyre që të dominojë në një vendimmarrje të Këshillit. Besoj se një koordinim më i mirë i punës brenda komisionit mund të ndihmojë”, tha Bogdani. Ndërsa po ashtu, Bogdani i bëri thirrje...