“Arrestimi i avokatit Bajrami, vrasje ndaj drejtësisë”/ Beqiri bën deklaratën e fortë: Kjo dënohet deri në 12 vite burg

“Arrestimi i avokatit Bajrami, vrasje ndaj drejtësisë”/ Beqiri bën deklaratën e fortë: Kjo dënohet deri në 12 vite burg

Për avokatin Idajet Beqiri arrestimi i avokatit të Elbasanit Ulian Bajrami, është vrasje ndaj drejtësisë. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ai tha se prokurori dhe avokati janë të barabartë në gjyq. ‘Avokati është institucion, ai është mbrojtja. Gjykatësi shikon ca ofron prokurori dhe mbrojtja dhe merr vendim ndaj të pandehurit. Të arrish deri aty sa një institucion është i barabartë me mbrojtjen si prokurori dhe mbrojtësi është njësoj sikur në seancën gjyqësore të bëjë debat me prokurorin dhe të them arrestoni prokurorin. Nuk mund ta arrestosh avokatin, ka masa paralajmëruese njëherë. Ta arrestosh avokatin atëherë kjo i bie e ke vrarë sistemin e drejtësisë. Masa e arrestit nuk është dënim, është e rëndë sepse ajo masë që jep prokurori për gjykatën...