Hetimet e SPAK për Berishën e Metën/ Kryetarja e KLP përplaset me Blushin: Çështje perceptimi

Hetimet e SPAK për Berishën e Metën/ Kryetarja e KLP përplaset me Blushin: Çështje perceptimi

Një diskutim ka ndodhur sot në Komisionin Parlamentar, ku deputeti i PL Tedi Blushi ka pyetur drejtuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, në lidhje me qasjen që ai e quajti “inkuzicion” të prokurorisë shqiptare ndaj opozitës dhe qytetarëve. Në një deklaratë të gjatë dhe kritike, Blushi u shpreh se “Republika e Prokurorëve” po kthehet në një kërcënim serioz për shtetin e së drejtës, duke sfiduar autoritetin e institucioneve të tjera. Ai akuzoi prokurorët se po e tejkalojnë rolin e tyre kushtetues: “Prokurorët nga akuzatorë po kthehen në inkuizitorë ndaj qytetarëve të thjeshtë, e sidomos ndaj opozitës. SPAK është në krye të këtij inkuzicioni me një qasje të hapur represive ndaj pluralizmit politik,” deklaroi Blushi. Ai vijoi duke kritikuar sistemin për mbajtjen...