Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balotazhi i Shkupit ndez garën politike në Maqedoni, raundi i dytë më 2 nëntor
Në Maqedoninë e Veriut, në 31 komuna, përfshirë edhe Shkupin, kryetarët e komunave do të zgjidhen në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në zgjedhjet lokale të mbajtura dje, 19 tetor, janë zgjedhur kryetarë në 44 komuna, ndërsa në tre komuna procesi do të përsëritet për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme të votuesve. Siç raporton Alsat, situata mbetet e paqartë në Komunën e Gostivarit, ndërsa në Staro Nagoriçan, kandidati i VMRO-DPMNE-së ndodhet në avantazh me 50% të votave, teksa i mungon vetëm një votë për ta konfirmuar fitoren që në raund të parë. Sipas të dhënave të KSHZ-së, kryetarë komunash janë zgjedhur që në raundin e parë në: Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli,...