Lirohet nga qelia avokati Barjami! Prokuroria e Elbasanit: Arresti i paligjshëm!

Lirohet nga qelia avokati Barjami! Prokuroria e Elbasanit: Arresti i paligjshëm!

Dy ditë pas arrestimit, avokati Ulian Barjami është liruar nga qelia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Bajrami u arrestua pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, mes të cilëve edhe Maksim Suçi, që mbrohej nga avokati Barjami. Burime i thanë Report Tv se avokati ishte arrestuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij. Kur materialet për arrestimin e avokatit Barjami kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit për vlerësim, organi i akuzës ka konstatuar se arrestimi është i paligjshëm. Ai nuk është paraqitur në gjykatë për masë sigurie pasi lirimi është bërë menjëherë me urdhër të...