Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptari dënohet me 6 vite burgim/ Po trafikonte 105 kg kokainë për organizatën kriminale, droga ishte spërkatur me…
U arrestua një vit më parë me 105 kg kokainë të pastër, dënohet me 6 vite burgim shqiptari i pandehur. Gjykata e Latinës në Itali ka shpallur sot vendimin ndaj Leart Taullarajt, 42 vjeç, i arrestuar marsin e vitit të kaluar me ngarkesën e konsiderueshme të drogës, me vlerë dhjetëra milionë euro në treg dhe që e kishte fshehur në bagazhin e mjetit. Përveç 6 viteve burgim, ai do paguajë edhe një gjobë prej 30,000 eurosh. Dënimi që është me formë të një gjykimi të shkurtuar, u dha nga gjyqtari i seancës paraprake të Gjykatës së Latinës, Giuseppe Cario. Prokurorja publike Marina Marra kishte kërkuar po të njëjtin dënim. Shqiptari përfaqësohej nga avokatët Oreste Palmieri dhe Andrea Barbesin. Pas arrestimit të tij, 42-vjeçari ushtroi të...