“Nevojë për durim kur ke të bësh me shqiptarët”, Rama batuta me kreun e Komisionit të Venecias

“Nevojë për durim kur ke të bësh me shqiptarët”, Rama batuta me kreun e Komisionit të Venecias

Kryeministri Edi Rama nuk i shmangu batutat në mbyllje të fjalimit të tij nga aktiviteti për Komisionin e Venecias dhe 30 vjetorin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe këtij institucioni. Ai bëri vlerësime për Gianni Buquiçhio-n. “E kam të pamundur mos ta mbyll me një falënderim për Gianni Buquiçhio-n. Ai ka një durim që merr një tipar heroik, kur të mendosh që Gianni është italian. Kjo tregon se sa shumë nevojë ka për durim kur ke të bësh me ne shqiptarët, edhe pse je vetë italian. Nuk je pjesë e një kombi që shquhet për durim. Për atë durim dhe përpjektë e tua për të lundruar në dallgët e politikës shqiptare, për të gjetur pikën e ekuilibrit mes shumë ekstremeve që të është dashur të ballafaqohesh...