35 vite Komisioni i Venecias/ Reforma Zgjedhore, ish-kryetari Buquicchio: Rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtarëve

35 vite Komisioni i Venecias/ Reforma Zgjedhore, ish-kryetari Buquicchio: Rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtarëve

Ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka rikujtuar kontributin afatgjatë dhe të vazhdueshëm të këtij institucioni në proceset zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit demokratik dhe shmangies së ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor. Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar ngushtësisht me të. Sipas tij, ligji zgjedhor dhe kodi elektoral përbëjnë “rregullat e lojës”, të cilat nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike. Çdo ndryshim, theksoi ai, duhet të bazohet në zbatimin e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare. “Ligji zgjedhor, kodi elektoral ka qene objekt bashkëpunimi më shumë se tre dekada. Është bërë vendimtar në krizën e 1997. Në vitet e ardhshme zhvilluam diskutuam...