Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama: Komisioni i Venecias ka dhënë kontribut kyç në reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin thelbësor që ka pasur Komisioni i Venecias në ndërtimin dhe forcimin e demokracisë shqiptare. Në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, Rama u shpreh se pa Komisionin e Venecias do të kishte qenë e pamundur që Shqipëria të merrte procesin e vettingut. Kryeministri shtoi se simbolikisht Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, pasi kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitit 1990. Rama: Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shok maternitetit, kanë lindur në 1990. Komisioni i Venecias si një fëmijë i Evropës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njësuar me parimet demokracisë, dhe demokracia shqiptare si një...