Po punonte me mjet bujqësor tokën, por i shpërtheu granata e vjetër, pëson dëmtime në trup 49-vjeçari

Po punonte me mjet bujqësor tokën, por i shpërtheu granata e vjetër, pëson dëmtime në trup 49-vjeçari

Një 49-vjeçar ka pësuar dëmtime në trup pasi i shpërtheu një granatë e vjetër teksa punonte tokën me mjet bujqësor. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gështenjas të Pogradecit. I lënduari me iniciale G. Y., po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Pogradec/Informacion paraprak Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.