Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kriza e mishit “të rremë”: Rënia dramatike e kompanisë së mbështetur nga Bill Gates
Një nga investimet më të promovuara nga Bill Gates, kompania e mishit me bazë bimore Beyond Meat, po përjeton ditët më të vështira që nga krijimi i saj. Aksionet e kompanisë ranë nën 1 dollar, duke e vendosur në rrezik delistimi nga bursa Nasdaq dhe duke tronditur investitorët, që dikur e shihnin si simbol të “ushqimit të së ardhmes”.Sipas raportimeve të Associated Press, Beyond Meat po përballet me një krizë të thellë financiare. Të marten e kaluar, çmimi i aksioneve zbriti në 92 cent, pas një rënieje prej 12% brenda ditës, ndërsa nga fillimi i vitit ato janë ulur me 73%. Kompania njoftoi se shumica e mbajtësve të obligacioneve kishin pranuar një plan për të ulur borxhin me 800 milionë dollarë, duke zgjatur maturimin e...