Ndahet nga jeta aktori i njohur, Mejdi Alidemi

U nda nga jeta aktori dhe regjisori, Mejdi Alidemi.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të afërt, të fushës së teatrit por edhe të publicistikës.

Ndërkaq Teatri Shqiptar i Maqedonisë së Veriut mes tjerash shkruan:

“Mejdi Alidemi nuk ishte vetëm aktor — ai ishte krijues i plotë, që e preku edhe regjinë me ndjeshmëri e vizion.Deri në ditët e fundit nuk pushoi duke ushqyer dashurinë për teatrin te të rinjtë përmes projekteve të shumta.Energjia, fisnikëria dhe përkushtimi i tij ndaj artit do të mbeten shembull frymëzimi për brezat që vijnë”.

Njoftohet se lamtumira e fundit do t’i jepet më 20 tetor, pas ceremonisë fetare, në ora 13:00, në varrezat e Butelit.

ObserverKult

Lexo edhe:

SHKRIMTARËT E MËDHENJ QË DONIN TA VRISNIN NJËRI-TJETRIN… JA PSE NGA MIQ U BËNË ARMIQ!

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *