A ndërhyri Rama për dorëheqjet në Bashkitë e vendit? Ja si përgjigjet Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

A ndërhyri Rama për dorëheqjet në Bashkitë e vendit? Ja si përgjigjet Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha raportoi sot në Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës. Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, referoi disa pyetje për Komisioneren, ku mes tyre ishte edhe ajo për urdhrin e kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës për dorëheqjet e nëpunësve të institucioneve vendore, nënkryetarëve të bashkive. “Lidhur me urdhrin e kryeministrit ndaj Bashkive, referuar rasteve të punonjësve me statusin e nëpunësit civil. A është ndërhyrje e drejtë të organet e qeverisjes vendore dhe a pengon mbarëvajtjen e punëve atje? Sa është fatura financiare në buxhet që ndikon, për shkarkimet nga puna dhe gjyqet e fituara nga të larguarit?”, pyeti ligjvënësi demokrat. Kurse Strakosha u përgjigj për rastin...