“Arrestimi i avokatit Barjami, terror për mbylljen e gojës”/ Berisha ‘zbërthen’ audioregjistrimin në sallën e gjyqit

“Arrestimi i avokatit Barjami, terror për mbylljen e gojës”/ Berisha ‘zbërthen’ audioregjistrimin në sallën e gjyqit

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e avokatit Ulian Barjami, duke e konsideruar si një terror ndaj shumë avokatëve të tjerë për t’i mbyllur atyre gojën. Nga jashtë ambienteve të SPAK, Berisha akuzoi kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si anëtar bandë. Ai theksoi se kishte menduar se avokati mund të kishte reaguar me dhunë apo të kishte humbur kontrollin, por deklaroi se, sipas tij, pamjet filmike e përgënjeshtrojnë këtë pretendim. Berisha: Që nga koha e diktaturës, arrestojnë avokatin në Elbasan, pse? Sepse i tha prokurorit do të bëj padi penale. Çfarë fyerje dhe kërcënim është ky. Ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Më thuaj pak mua? Të arrestosh avokatin në këtë...