Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
BE-ja shqyrton trajnimin e trupave brenda territorit të Ukrainës
Bashkimi Evropian është afër që të ofrojë trajnimin e trupave ukrainase brenda Ukrainës dhe t’i zgjerojë format e tjera të mbështetjes, përfshirë monitorimin e kufijve, ndihmën për veteranët e luftës dhe forcimin e sigurisë kibernetike të Ukrainës. Brukseli po ashtu po e shqyrton krijimin e pozicioneve në Ukrainë në rast të një armëpushimi në të ardhmen. Kështu thuhet sipas rishikimeve strategjike, që i ka parë Radio Evropa e Lirë, të dy misioneve të BE-së që merren me Ukrainën: Misioni Këshillues i BE-së (EUAM) që fokusohet në forcimin e sigurisë të sektorit civil, dhe Misioni i BE-së për Mbështetje Ushtarake (EUMAM), që deri më tani ka trajnuar 80.000 ushtarë ukrainas në territorin e BE-së. Këto rishikime vijnë në kohën kur BE-ja ende po punon lidhur me...