Quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës vendos sot nëse do ta përjashtojë Bardhin për 30 ditë

Quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës vendos sot nëse do ta përjashtojë Bardhin për 30 ditë

Këtë të hënë, më 20 tetor, Komisioni për Etikën në Kuvend do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste, për përjashtimin me 30 ditë nga seancat plenare të deputetit demokrat Gazment Bardhit. Siç raporton gazetari Enkel Xhangolli në një lidhje të drejtpërdrejtë në Klan News, shqyrtimi i kërkesës së 14 deputetëve të grupit parlamentar të PS-së për  “Marrje mase disiplinore”, pritet të bëhet në mbledhjen e sotme. Komisioni i Etikës, do të vendosë nëse do pranohet kërkesa për përjashtimin me 30 ditë, apo do të vendoset një masë disiplinore më e lehtë për Bardhit. Kujtojmë se e gjitha nisi pas seancës parlamentare të së enjtes, ku pati përplasje mes Gazment Bardhit dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, ndërkohë që po raportonte komisioneri për Diskriminimin. Bardhi kërkonte që çdo...