Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Nuk na dëgjon askush’, minatorët e Spaçit prej 12 ditësh në protestë: Pa drejtësi s’ka punë
Punonjësit e nëntokës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës, vijojnë të protestojnë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta. Në ditën e 12-të protëstës, minatorët janë janë mbledhur në hyrjen kryesore të kompanisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre. Nga ana tjetër, kompania turke “Tete Albania”, e cila administron minierën, nuk ka dhënë ende asnjë sinjal për dialog me përfaqësuesit e punonjësve. Kjo mungesë komunikimi po shton pakënaqësinë mes minatorëve, të cilët thonë se janë të vendosur të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave...