Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Xheneta Fetahu reagon pas intervistës emocionale: Jeta s’është gjithmonë e lehtë!
Pas intervistës emocionale në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për herë të parë për çështje të ndjeshme personale, Xheneta Fetahu ka reaguar edhe në rrjete sociale. Ajo preku zemrat e publikut me rrëfimin e saj, ku ndër të tjera foli edhe për takimin e fundit me Gjestin gjatë varrimit të vëllait të tij. Gjatë intervistës, Xheneta u shfaq e përlotur dhe e prekur thellë nga situata, duke pranuar se ende ruan ndjenja të forta dhe të sinqerta për Gjestin. Ajo tha se e kishte përjetuar keq mënyrën se si kishin përfunduar gjërat mes tyre dhe theksoi se do të dëshironte një takim me të, për të sqaruar gjithçka që ka mbetur pezull. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Xheneta falënderoi ndjekësit për mbështetjen...