Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
AXHENDA/ Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër, nuk e ka ndërmend të diskutojë për bllokimin e proceseve
Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër në mëngjes, ku sipas axhendës ka disa çështje në rend të ditës të krakterit emërues administrativ. Sipas axhendës, nuk ka asnjë pikë diskutimi mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku një prokuror ka arrestuar avokatin që është palë në sallën e gjyqit. Kjo ngjarje ka shkaktuar një përplasje të madhe, sa që avokatët e Shqipërisë kanë venosur bojkotimin e proceseve deri në lirimin e kolegëve të tyre. Edhe pse proceset janë në bllokadë që nesër, duket KLGJ as nuk e ka vrarë shumë mëndjen, e kjo duket nga axhenda që publikohet nga njoftimi për media. Axhenda Shqyrtimi i projektvendimeve: 1.1 Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë,...