Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli nis një raund të ri sulmesh ndaj objektivave të Hamasit në Gaza
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës, pas bombardimeve të mëparshme gjatë së njëjtës ditë. Izraeli pretendon se këto goditje janë përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Hamasi, të cilat janë mohuar kategorikisht nga organizata palestineze. “Si përgjigje ndaj shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët gjatë ditës, ushtria izraelite ka nisur një seri goditjesh ndaj objektivave të Hamasit në jug të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë. Ndërkohë, si Izraeli ashtu edhe Hamasi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, e cila ka hyrë në fuqi më 10 tetor. Sipas një gazetari të AFP, sulmet izraelite janë përqendruar në anën lindore të...