“Tirana Marathon 2025” thyen rekord pjesëmarrjeje/ 5000 atletë nga e gjithë bota, ja fituesit

“Tirana Marathon 2025” thyen rekord pjesëmarrjeje/ 5000 atletë nga e gjithë bota, ja fituesit

Kryeqyteti shqiptar u shndërrua këtë të dielë në një pistë gjigande vrapimi, ku mijëra sportdashës nga Shqipëria dhe mbarë bota morën pjesë në edicionin e nëntë të “Tirana Marathon”. Përmes një atmosfere festive dhe energjike, me pjesëmarrjen e mbi 5000 garues nga 56 shtete, maratona e këtij viti theksoi edhe një herë karakterin ndërkombëtar dhe përfshirës të këtij aktiviteti që është tashmë pjesë e kalendarit të përvitshëm sportiv në Shqipëri. Maratona e këtij viti u zhvillua në katër kategori: Maratona e plotë (42 km), Gjysmë-maratona (21 km), 10 km dhe “Fun Run & We Too”, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe. Të pranishëm ishin jo vetëm atletë profesionistë, por edhe qytetarë të thjeshtë, të rinj e të moshuar, të cilët ndanë...