Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zyrtari amerikan vendos kravatën me ngjyrat e flamurit rus gjatë takimit me Zelenskyn, Rusia e konsideron …
Zgjedhja e kravatës me ngjyrat e flamurit rus nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ka nxitur reagime të forta, pasi një zyrtar i lartë i Kremlinit e përshëndeti atë si një “mesazh mbështetjeje për Rusinë”. Kirill Dmitriev, shef ekzekutiv i Fondit Rus të Investimeve Direkte dhe i dërguar special i Presidentit Vladimir Putin për bashkëpunim ekonomik, reagoi në rrjetin social X duke postuar një foto të Hegseth me kravatë me shirita kuqe, blu dhe të bardhë, të njëjtat ngjyra me flamurin e Rusisë, duke shtuar një emoji të flamurit rus. Dmitriev shkoi edhe më tej, duke komentuar postimin me shprehjen “WWG1WGA”, akronim i njohur nga lëvizja konspirative amerikane QAnon, që nënkupton “Where We...