(VIDEO) Aksident në aksin ‘Maminas-Gjiri i Lalëzit’/ Tre automjete përplasen me njëri-tjetrin, plagosen dy vajza

(VIDEO) Aksident në aksin ‘Maminas-Gjiri i Lalëzit’/ Tre automjete përplasen me njëri-tjetrin, plagosen dy vajza

Një aksident me dy të plagosura ka ndodhur ditën e sotme në aksin Maminas-Gjiri i Lalëzit.  Policia bën me dije se tre automjetet janë përfshirë në aksident, teksa nga përplasja, dy vajza që ishin në njërin prej makinave, kanë mbetur të plagosura.  Policia bën me dije se të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Informacion paraprak  Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete.  Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave...