Takimet vjetore të BB dhe FMN/ Malaj në Uashington: Deri në 2030 synojmë të arrijmë 6.6 mld euro të ardhura vjetore nga turizmi

Takimet vjetore të BB dhe FMN/ Malaj në Uashington: Deri në 2030 synojmë të arrijmë 6.6 mld euro të ardhura vjetore nga turizmi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u organizuan në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Gjatë aktivitetit të zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të financave nga vende të ndryshme, politikëbërës dhe drejtues ndërkombëtarë, pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat se si vendet mund të shfrytëzojnë potencialin e turizmit, në veçanti atij kulturor dhe të natyrës për të krijuar më shumë vende pune, për të fuqizuar komunitetet, si dhe për të nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike.  Gjatë bisedës në panel, me Drejtoreshën e Përkohshme Globale për Mjedisin në Bankën Botërore znj. Genevieve Connors, Ministri Malaj, nënvizoi rrugëtimin e...