Grabitje në Muzeun e Luvrit në Paris, vidhen bizhuteri historike të Napoleonit

Një grabitje e guximshme ndodhi sot në mëngjes në Muzeun e Luvrit në Paris, ngjarje që u bë e ditur nga ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, e cila ndodhej në muze në momentin e ngjarjes.
“Sot në mëngjes, gjatë hapjes së muzeut të Luvrit, ndodhi një grabitje. Nuk ka persona të lënduar. Jam në vendngjarje me stafin dhe policinë. Hetimet janë në vijim,” shkroi ministrja në rrjetet sociale.
Sipas informacioneve paraprake, tre autorë të maskuar hynë në ndërtesë nga ana e lumit Sena, ku aktualisht po zhvillohen punime. Ata përdorën një ashensor për të hyrë direkt në Galerinë e Apolonit, ku ndodhet koleksioni i çmuar i bizhuterive perandorake.

Un cambriolage a eu lieu au Louvre ce matin.Importante présence policière sur place.La foule est tenue à distance.Le musée restera fermé aujourd’hui. @BFMTV pic.twitter.com/E3Oo048ZQO

— Antoine Forestier (@a_forestier) October 19, 2025

Dy prej tyre depërtuan brenda duke thyer xhamat mbrojtës, ndërsa njëri qëndroi jashtë. Grabitësit morën nëntë objekte të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës, përfshirë një varëse, një brosh dhe një diademë.
Fatmirësisht, diamanti i famshëm “Le Régent”, një nga më të mëdhenjtë në botë me peshë mbi 140 karatë, nuk u pre. Dëmi i shkaktuar ende nuk është vlerësuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po zhvillon hetime intensive, ndërsa muzeu është mbyllur për publikun. Nuk raportohet për persona të lënduar.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *