Vila, apartamente dhe llogari bankare, ja çfarë sekuestroi SPAK nga grupi i Çopjave

Vila, apartamente dhe llogari bankare, ja çfarë sekuestroi SPAK nga grupi i Çopjave

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për grupin e vëllezërve Çopja, Franc Çopja dhe Hajdar Çopja. Pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë edhe 33 persona të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur për vepra të ndryshme penale, si vrasje, pastrim parash, apo fshehje pasurie. SPAK ka sekuestruar më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, apartamente, pasuri shërbimi, llogari bankare e toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. “Sekuestrimet numërojnë më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë.  Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës  së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive,...