Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kur xhelozia “të detyron” ta ndjekësh dashurinë…
Agim Baçi (Shënime për romanin “Me syrin e një klouni” të Hanjrih Bël) Nga Agim Baçi Mund ta shohësh dashurinë nga shumë “dritare” shpirtërore. Por padyshim ta ndjekësh përmes xhelozisë është ndoshta misioni më i vështirë, pasi është vështrimi ndaj gjërave që i ndjekim përmes hapave jo kur jemi duke u afruar, por duke u larguar nga dikush. Është ai momenti kur e dimë se nuk jemi në ëndërr, por shpresojmë ende. Këtë e sjell Henjrih Bël përmes “syrit” të Klounit, duke na dhënë tingullin e fortë të një rrëzimi nga braktisja e dashurisë. Hansi, personazhi me profesion kloun, por i mbetur me kokën nga Maria, e dashura e tij për pesë vite, e ka të vështirë të besojë se po e humb atë. Si...