Pushteti i injorantëve, Balluku mesazh për turqit: Na pushtoni siç bënë sulltanët tuaj

Pushteti i injorantëve, Balluku mesazh për turqit: Na pushtoni siç bënë sulltanët tuaj

Një deklaratë e paprecedentë e zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka shkaktuar një skandal gjatë fjalimit të saj në samitin e biznesit me investitorë turq në Tiranë. Në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, Balluku befasoi dje të pranishmit duke lavdëruar sulltanët osmanë – pushtuesit e dikurshëm të Shqipërisë – dhe duke i marrë ata si shembull frymëzimi për sipërmarrësit e sotëm turq. “Arsyet pse një sipërmarrje turke duhet të vijë të investojë në Shqipëri… nuk kanë ndryshuar shumë nga arsyet pse Bajaziti, Murati, Mehmeti, Fatihu, donin të instaloheshin në Shqipëri,” tha Balluku, duke shkaktuar tronditje dhe reagime të ashpra për glorifikimin e figurave që simbolizojnë pesë shekuj pushtim e robëri. “Ju uroj mirëseardhjen dhe siguroj veçanërisht ata që kanë vizituar për herë të parë...