Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk po flasim për luks, por për mbijetesë”, Xhixho: Shqipëria ka TVSH-në më të lartë për ushqimet bazë në rajon
Tiranë, 18 tetor 2025 – Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur alarmin për nivelin e lartë të TVSH-së mbi produktet ushqimore bazë në Shqipëri, duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe të Bashkimit Europian. Përmes një postimi në Facebook, ajo thekson se shqiptarët paguajnë 20% TVSH për ushqimet e shportës, duke qenë kështu vendi me barrën më të rëndë fiskale për produktet bazike. “A e dini që Shqipëria ka TVSH-në më të lartë për ushqimet bazë në gjithë rajonin?”, shkruan Xhixho, duke sjellë krahasime konkrete: në Kosovë TVSH-ja është 8%, në Maqedoninë e Veriut 5%, në Mal të Zi 7%, në Greqi 6%, ndërsa në Itali vetëm 4%. Deputetja nënvizon se pasojat e kësaj barre fiskale ndihen drejtpërdrejt nga...