Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare
Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare Deputetët e mazhorancës votuan në Kuvend ligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtive dhe shqetësimit për rritje të madhe të faturës për bashkitë dhe qytetarët. Nisma e re ligjore e qeverisë “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua të enjten në Kuvend vetëm nga votat e mazhorancës, pa debat dhe pa sqaruar faturën financiare të zbatimit të tij. Ligji i ri parashikon kthimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, në një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve. Qeveria i rikthehet hirearkisë së menaxhimit të...