Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Selena Gomez rrëfen frikën e papritur pas martesës: Mendoja se do të vdes ditën tjetër
Selena Gomez ka hapur zemrën dhe ka ndarë një moment shumë personal gjatë një konferencë të organizuar nga Fortune’s Most Powerful Women më 15 tetor, ku ka folur për reagimin e saj të papritur pas martesës me producentin Benny Blanco. Ajo zbuloi se, ndonëse dita e dasmës ishte një nga momentet më të lumtura të jetës së saj, ka përjetuar një pasiguri të fortë emocionale që e ka tronditur atë. “Ndjeja: ‘Do të vdes ditën tjetër.’ Nuk e di pse, por çdo herë që më ndodh diçka e bukur, një pjesë e mendjes sime më thotë se diçka e keqe do të vijë më pas,” shpjegoi ajo. Ky reagim i paqartë e ka ndihmuar të përballojë tensionin dhe pasigurinë që i sjellin momentet e lumtura....