Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Jennifer Lopez rrëfen dhimbjen pas ndarjes: “Më dhanë gjithçka, por jo dashuri”
Edhe pse ka pasur marrëdhënie të bujshme dhe është dashuruar me emra të njohur, Jennifer Lopez pranon se asnjë nga partnerët e saj nuk arriti t’i japë dashurinë që ajo kërkonte thellë në zemër. Në një intervistë të ndjerë me Howard Stern, këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare tha se ka dashuruar shumë në jetë, por nuk është ndjerë kurrë e dashuruar në mënyrë të vërtetë nga të tjerët. “Kur më pyetën nëse ndonjëherë më kanë dashur, thashë jo. Kam dashur, por nuk e kam marrë kurrë mbrapsht,” tha ajo me sinqeritet. Lopez u shpreh se me kalimin e kohës kuptoi që problemi nuk ishte ajo, por fakti që shumë nga partnerët e saj nuk ishin në gjendje të donin, sepse nuk e donin veten e tyre....