“Shmangni agjencitë e vizave”, apeli i Ambasadës Amerikane: Ju marrin 700 dollarë, ndërsa aplikimi kushton 185 dollarë

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka vazhduar me fushatën sensibilizuese për një udhëtim të rregullt në Amerikë. Madje ambasada këshillon që për të marrë një vizë duhet të aplikoni online me një kosto prej 185 dollarë dhe jo përmes agjencive, të cilar marrin deri në 700 dollarë.
Gabimet – thotë ambasada – mund të çojnë në refuzim të aplikimit dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen.
“MOS u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para – shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e ShBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e ShBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Udhëtimi në Amerikë/ Apeli i Ambasadës së SHBA: Shmangni agjencitë e vizave, ju marrin 700 dollarë, ndërsa aplikimi kushton 185 dollarë

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!